2007-05-30 18:20:44

Libani në pritje të Gjykatës Ndërkombëtare për Haririn


(30.05.07 RV)Në një klimë tensioni, të shënuar edhe nga ndeshje të dhunshme mbrëmë në veri të Libanit, i gjithë vendi është në pritje të vendimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjen Hariri. Organizmi duhet të vendosë nëse do të krijohet një Gjykatë ndërkombëtare për të hetuar mbi atentatin që në shkurt të vitit 2005 shkaktoi vdekjen e ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri dhe të 22 personave të tjerë, roje të Haririt dhe civilë. Që nga ora 20 e deri në orën 5 të mëngjesit, në Liban është i ndaluar qarkullimi dhe fishekzjarrët.


Në Irak, Al Kaida ka marrë përsipër sulmin e së hënës kundër një helikopteri amerikan, në të cilin u vranë dy pilotët. Ndërkaq, ministri i jashtëm irakian deklaroi se për rrëmbimin e 5 britanikëve dje në Bagdad, dyshohet ushtria e liderit radikal shiit Moktada Al Sadr. Nga ana tjetër, krerët e krishterë të Irakut dënuan njëzëri sulmin e së hënës kundër xhamisë së Al-Kilanit në Bagdad, gjatë të cilit u vranë 21 civilë dhe u plagosën 66 të tjerë. Xhamia është shenjtorja më e lashtë sunite në vend.







All the contents on this site are copyrighted ©.