2007-05-30 18:22:49

Bartolomeu I: "Turqia të njohë të drejtat e pakicave"


(30.05.07 RV)Patriku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu I i ka kërkuar sërish Turqisë që të njohë të drejtat e pakicave. “Turqit e krishterë duhet të kenë të njëjtat të drejta me bashkëatdhetarët e tyre myslimanë, të drejta që atyre u njihen edhe në Evropë”, thekson Patriku. Për festën e Rrëshajve, ndodhej në Turqi një delegacion nga Gjermania, mes të cilit një parlamentar gjerman me origjinë turke, marrë si shembull nga Patriku për t’i treguar Ankarasë, se ajo u mohon të krishterëve në vend ato të drejta, që u njihen qytetarëve të saj myslimanë në vende të krishtera në Evropë.







All the contents on this site are copyrighted ©.