2007-05-29 18:51:47

Të martën, konkursi për simbolet e Kosovës


(29.05.07 RV)Krerët shqiptarë të Kosovës vendosën sot që të martën të shpallet një garë publike për simbolet kombëtare dhe flamurin e Republikës së ardhshme. Deri të martën një ekip do të punojë mbi kriteret, që do të bëhen të njohura më pas. Sipas planit të Ahtisarit, Kosova duhet të ketë simbole të ndryshme nga ato të Shqipërisë, që të pasqyrojnë karakterin shumëetnik të saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.