2007-05-29 19:05:52

Kryeministri italian, presidentit serb:është momenti i vendimit përfundimtar për Kosovën


(29.05.07 RV)“Tani ka ardhur momenti i vendimeve përfundimtare”. Kështu shprehet kryeministri italian, Romano Prodi, pas takimit në Romë me presidentin serb, Boris Tadiç. Italia do të luftojë në Këshillin e Sigurimit për të arritur në një status për Kosovën, që të respektojë pakicat serbe, por mbështet planin e Ahtisarit. Gjithashtu, presidentit serb, i cili u shpreh edhe një herë kundër pavarësisë së Kosovës, Prodi i sqaroi se rrethanat kanë ndryshuar dhe se Italia do të punojë për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.