(29.05.07 RV)Akoma masakra në Bagdad. 32 persona gjetën vdekjen dhe 65 u plagosën
gjatë shpërthimit të një autobombe në qendër të kryeqytetit të Irakut. Në Ministrinë
e Financave janë rrëmbyer 7 perëndimorë, prej të cilëve 5 britanikë. Ndërkaq, në ndeshje
me armë në Dijala, janë vrarë 8 ushtarë amerikanë e janë plagosur disa të tjerë.
Presidenti
palestinez Abu Mazen do të takohet me atë izraelit, Ehud Olmert më 7 qershor.
Gjatë marsit të dyja palët kanë shprehur dëshirën të bisedonin për problemet e përbashkëta
çdo dy javë, por për shkak të dhunës në Territoret Palestineze ky program nuk është
realizuar.