2007-05-28 19:25:16

Kosovë: Putini i telofonon Bushit


(28.5.07.RV) Presidenti i SHBA-së George W. Bush e presidenti rus Vladimir Putin kanë pasur një bisedë telefonike kushtuar Kosovës. Lajmin e dha zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit kombëtar Amerikan, Gordon Johndroe, sipas të cilit ishte Putini ai që thirri: “Kanë diskutuar mbi rëndësinë e vazhdimit të dialogut të tyre mbi Kosovën e mbi tema tjera me interes reciprok. Dy liderët kanë thënë se presin me padurim të takohen në Samitin e G8 javën e ardhshme”.
Mbi statusin e Kosovës Washtingtoni e Moska kanë qendërime diametralisht të kundërta: SHBA mbështesin plani e të dërguarit të Kombeve të Bashkuara Martti Ahtisaari për një pavarësi të Kosovës nën mbikëqyrjen e Bashkimit Evropjan, ndërsa Rusia mbështet Beogradin në jo-n absolute të pavarsisë, duke kèrcënuar me veton në Këshillin e Sigurimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.