2007-05-26 17:12:12

Shtegtim te Zoja, Pajtore e shqiptarëve: Gjenacan 27 maj 2007.


(27.05.2007 RV) Emigrantë shqiptarë nga të katër anët e Italisë e nga vise të tjera ku jetojnë e punojnë, u mblodhën përsëri sot te Shenjtërorja e “Zonjës së Këshillit të Mirë” në Gjenacan.
Kremtimi eukaristik në Shenjtëroren ku ruhet ikona filloi në orën 11.00. U kryesua nga delegati ipeshkvnor për misionet, Imzot Hil Kabashi, administrator apostolik i Shqipërisë së Jugut në bashkëkremtim me dom Pasquale Ferraron, i ngarkuar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane për punën baritore me shqiptarët. Pastaj emigrantët shqiptarë, plot mall për miqtë e për gjuhën amtare, që jehoi sot në rrugët e rrugicat e qytezës së Zojës sonë, u mbodhën grupe-grupe për të vijuar kremtimin në gjirin e natyrës së mrekullueshme që rrethon shenjtëroren.Nisma u organizua nga Konferenca ipeshkvnore shqiptare dhe nga Fondacioni Migrantes i Konferencës ipeshkvnore italiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.