2007-05-25 18:36:25

Në Çeki flitet për Kosovën e Ballkanin


(25.05.07 RV)Në Bërno të Çekisë, vazhdoi sot dita e dytë e mbledhjes së presidentëve të vendeve të Evropës Qendrore e Juglindore, e cila do të përfundojë nesër. Është diskutuar edhe për Kosovën e Ballkanin në përgjithësi, por edhe për sistemin e mbrojtjes kundër raketave të SHBA-ve në Evropë e çështje të tjera. Për Shqipërinë, është i pranishëm presidenti Alfred Moisiu.


Mungon në samitin e Bërnos në Republikën Çeke, presidenti i Ukrainës, Viktor Jushçenko, pas rëndimit të krizës politike në vend. Dje ai shkarkoi nga detyra prokurorin e përgjithshëm të Republikës, i cili u vu sërish në vendin e vet nga forcat paraushtarake, besnike ndaj kryeministrit Viktor Janukoviç. Në një fjalim televiziv, Janukoviç e akuzoi Jushçenkon se po e çon vendin drejt luftës civile. Sot, presidenti ukrainas, me një dekret të posaçëm, mori në dorë kontrollin e forcave të armatosura, të cilat vareshin nga Ministria e Brendshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.