2007-05-25 16:13:00

Jehona e fjalimit të Papës drejtuar Konferencës ipeshkvnore italiane.


(25.05.2007 RV)Në Itali ndjehet fort jehona e fjalimit që mbajti dje Benedikti XVI para ipeshkvijve italianë, mbledhur në Romë në asamblenë e 57-të plenare të Konferencës së tyre ipeshkvnore. Benedikti XVI shprehu besimin e tij të plotë se “Feja katolike dhe prania e Kishës mbeten faktor i madh bashkues i Kombit të dashur italian si dhe rezervuar energjish morale për ardhmërinë e tij”.Vetë realiteti i Italisë e dëshmon vërtetësinë e këtij pohimi të Atit të Shenjtë, që u jep zemër besimtarëve katolikë t’i ftojnë edhe bashkatdhetarët që janë larg Kishës, për ta njohur më nga afër atë, duke lexuar edhe mjetet katolike të komunikmit, e jo vetëm disa gazeta që u kundërvihen katolikëve e, sidomos, duke dëgjuar zërin e Kishës, të Papës e të ipeshkvijve, që kanë karizmën t’i prijnë popullit të Zotit e t’i bashkojnë të gjitha shtresat e ndryshme të popullsisë italiane në një familje të vetme.







All the contents on this site are copyrighted ©.