2007-05-24 17:06:23

Veprimtari kulturore e sportive në famullitë e Kosovës


( 24.05.2007 RV)Kisha e Shëna Ndout në Prishtinë u bë për 9 ditë me radhë skenë e Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së re 2007. Dashamirët e muzikës patën rastin të ndjekin grupet e ndryshme përfaqësuese, ndërmjet të cilave, Filarmonia e Kosovës e Fyejtë e Gramshit. I kujtuam këto dy skaje, sepse flasin qartë për lidhjen e ngushtë të së resë me pasurinë e pashterrshme të traditës popullore.
E nga Festivali i muzikës, kalojmë tek Kampionati i futbollit për të rinjtë dhe meshtarët, pagëzuar me emrin e imzotit të ndjerë Mark Sopi. Ndeshje interesante, të luajtura me shpirtin e garës e të ndjekura nga një numër i madh tifozësh. Kush e fitoi kampionatin? Këtë - e shumë hollësi tjera, i mësojmë nga shërbimi i Rabije Ibrajt nga Prishtina: RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.