Sot pasdite Papa ishte i pranishëm në Sallën e Palit VI, ku ndoqi Oratorion “Resurrexi”,
ofruar nga ipeshkvijtë italianë.
(23.05.2007 RV)Kujtojmë se ipeshkvijtë italianë janë të mbledhur në Asamblenë
e tyre të 57-të e në vijim të mbledhjes, në këtë pushim të shkurtër, ndoqën rreth
Benediktit XVI Oratorion kishtare bashkëkohore për orkestër simfonike, kor të dyfishtë
zërash të bardhë e të përzjerë, zë recituesi e pesë solistë. Teksti i Oratorios është
shkruar nga Roberto Musapi, muzika, nga Alberto Kola.