2007-05-23 15:22:31

Dy marrëveshje Itali-Shqipëri nesër në Bari


(23.05.07 RV)Do të nënshkruhen nesër në Bari dy marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, në përfundim të konferencës “Ligjshmëria dhe investimet në Shqipëri”. Njëra nga marrëveshjet ka të bëjë me bashkëpunimin ndërmjet policive për të luftuar kriminalitetin e organizuar dhe trafikët e paligjshëm, ndërsa e dyta ka të bëjë me bashkëpunimin në fushën energjitike. Praktikisht, ministrat bashkë me delegacionet përkatëse, kryesuar nga kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli do të zhvendosen nesër në kështjellën e mirënjohur Svevo në Bari për të diskutuar mbi këto çështje me homologët e tyre italianë. Përfundon punimet ministri i jashtëm i Romës, Massimo D’Alema.

Të gjithë fajtorë, 12 të akuzuarit për vrasjen e ish-kryeministrit serb Zoran Xhinxhiq më 12 mars 2003. Gjykata e Beogradit u dha 40 vjet burg dy kryesorëve: ish-kreut të komandës së policisë, Milorad Ulemek dhe personit që qëlloi, Zvezdan Jovanoviç, edhe ai dikur polic.







All the contents on this site are copyrighted ©.