2007-05-22 17:19:52

Vëmendja për familjet e për varfërinë në rritje – në fjalimin e hapjes së Asamblesë së përgjithshme të K.I.I. nga Imzot Banjasko.


(22.05.2007 RV)Kisha mbron identitetin e popullit të vet, duke respektuar ‘laicitetin e shëndoshë’ e duke dhënë këshilla për kriteret e vlerat e mëdha”. Këtë pohoi kryeipeshkvi i Gjenovës, imzot Angelo Banjasko, i cili dje hapi për herë të parë, Asamblenë e përgjithshme të Konferencës Ipeshkvnore Italiane. Është asambleja e 57-të e prelatëve italianë, punimet e së cilës po i ndjek edhe kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit.
Në fjalimin e hyrjes, kryetari i ri i ipeshjvjijve italianë e përqëndroi vëmendjen kryesisht tek të varfërit, theksoi suksesin e Family Day (Ditës kushtuar familjes) dhe iu përgjigj akuzave shpifëse e ideologjike kundër Kishës katolike për homofobi. Imzot Banjasko theksoi edhe se Kisha italiane, me transparencë të plotë, është në shërbim të gëzimit, nuk flet nga lart, nuk dëshiron të sillet si padrone. Kisha predikon Krishtin dhe Ungjillin e tij: e kumton si shprehje e plotë e humanizmit”.Kujtojmë se dje paradite kryetari i KII-ne, imzot Banjasko dhe sekretari i saj, imzot Betori, u pritën në audiencë nga Papa Benedikti XVI.







All the contents on this site are copyrighted ©.