2007-05-22 18:48:50

UNMIK-u pro ndërtimit të murit në Patriarkatin serb të Pejës


(22.05.07 RV)UNMIK-u ka pezulluar një vendim të autoriteteve shqiptare të Kosovës për të ndaluar ndërtimin e një muri tri metra të lartë rreth Patriarkatit të Pejës. Kisha ortodokse serbe ngul këmbë se muri është i domosdoshëm për të mbrojtur ndërtesën dhe murgeshat ortodokse që ndodhen në të, sidomos kur të largohen ushtarët e forcave ndërkombëtare, që aktualisht sigurojnë qetësinë në vend. Këshilli i Pejës pretendon se muri, i cili do të zgjatet rreth 600 metra përreth Patriarkatit, po ndërtohet në tokën e komunës e për këtë arësye ka nevojë për lejen, që aktualisht mungon. Ndërhyrja e kryeadministratorit Joakim Ryker e zgjidhi përfundimisht “nga lart” problemin ndërmjet palëve.


Kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica deklaroi se do të ndërmerren masa të reja për kapjen e gjeneralit Ratko Mlladiq. Në fjalën e tij, transmetuar nga televizioni mbrëmë vonë, Koshtunica u betua se do ta dorëzonte kriminelin e luftës në Gjykatën e Hagës. Por Mlladiq akoma mbështetet nga nacionalistët serbë, të cilët sot paradite e kishin mbushur bulevardin kryesor të Beogradit me pllakata ku shkruhej “Bulevardi Ratko Mlladiq”.







All the contents on this site are copyrighted ©.