2007-05-22 17:20:30

Solemniteti i të Shëlbuemit në Shkodër.


(22.05.2007 RV)Përjetime festive në vende të ndryshme të Shqipërisë në solemnitetin e të Shëlbuemit. Të Ngjiturit e Krishtit në Qiell që Shkodra e kremtoi më 17 maj, sipas traditës u pasurua me lutjen e falenderimit drejtuar Zotit për shpëtimin e shumë jetëve gjatë tërmetit të madh të vitit 1905.
Të djelën, pastaj, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Masafra u kumtoi besimtarëve lajmin e gëzueshëm dhe të shumpritur se procesi dioqezan për shenjtërimin e 40 martirëve shqiptarë do të përfundojë me 19 tetor të këtij viti, në ditën e përkujtimit të së Lumes Nënë Terezë.
Hiri e qëndresa në fe e martirëve tanë po e shoqëron Kishën vendase, duke e pasuruar me meshtarë të rinj. Të shtunën, më 26 maj në Laç të Sebastes, do të marrë urdhërin meshtarak Atë Gjon Kalaj. Po më gjerë, na njofton Jolanda Baba nga Shkodra:RealAudioMP3









All the contents on this site are copyrighted ©.