2007-05-21 17:47:01

Sot Kisha përkujtoi Shën Viktorin e shokët e tij martirë.


(21.05.2007 RV)Viktor do të thotë fitimtar e simboli i shenjtit, ashtu si i gjithë martirëve, është palma, të cilën ai e fitoi duke u martirizuar për Krishtin.
Për shenjtin dimë pak e aspak. Dihet vetëm se u martirizua në Çezare të Kapdoçies e se ishte romak.
Nga ‘Martiriologu Jeronimian’ që e vendos festën e tij më 21 maj, së bashku me dy martirë të tjerë, Polieutin e Donatin, kaloi në ‘Martirologun Romak’. Gjë tjetër nuk dihet. Megjithatë grupi i martirëve nuk mungon asnjëherë në martiriologët historikë perëndimorë.
Mungesa e njoftimeve, në kundërshtim me rregullat, nuk e mbuloi shenjtin me pluhurin e harresës. Përkundrazi: Viktori kujtohet e njihet më tepër në histori sesa kujtohej e njihej sa ishte gjallë.
Emri Viktor është shumë i përhapur në mbarë botën. Ndër shqiptarë pagëzohen me këtë emët djem e vajza, që quhen Viktor, Vitor, Vitore a Viktorí. Në Angli me këtë emër qe pagëzuar mbretëresha e famshme Viktoria, emri i të cilës shënoi një epokë, një stil: epokën e stilin viktorian. Në Itali me emrin Viktor u quajtën shumë princër e mbretër të Shtëpisë Savoja.Shenjti është pajtor i njerëzve që rrezikohen nga rrufetë, nga breshëri e nga shpirtrat e këqinj.







All the contents on this site are copyrighted ©.