2007-05-21 17:45:55

Benedikti XVI – ambasadorit të ri të Timorit Lindor: të forcohet demokracia mbi vlerat e krishtera e mbi parimin e solidaritetit shoqëror.


(21.05.2007 RV)RealAudioMP3 Sot, duke pritur në audiencë ambasadorin e ri të Timorit Lindor pranë Selisë së Shenjtë, Justin Maria Apariçio Guterres, që paraqiti letrat kredenciale, Benedikti XVI uroi që kultura e solidaritetit t’i kundërvihet ndeshjes politike, për t’i hapur vendit horizontin e vërtetë të demokracisë. Në përfundim të audiencës, ambasadori i ri i Timorit Lindor i përsëriti Papës ftesën për të vizituar ish-koloninë portugeze.
Ndërsa Papa foli kryesisht për situatën në vend, duke kujtuar ditët tragjike të konfliktit për jetë a vdekje dhe uroi që kujtimi i këtyre ditëve t’i nxisë si qeverinë, ashtu edhe opozitën, për të ecur në rrugën e dialogut e të bashkëpunimit, duke shmangur kështu rrezikun e ndeshjeve të reja politike. Këto ndeshje – nënvizoi Shenjtëria e Tij - janë moralisht të papranueshme e njëkohësisht, të dëmshme për forcimin e dialektikës demokratike dhe për zhvillimin e plotë të të gjithë shtetasve. Kujtojmë se shteti i vogël, që ndodhet para sfidave jo të lehta në fushën shëndetësisë, të arsimit e të punësimit, fitoi pavarësinë në vitin 2001, duke u shkëputur nga Indonezia. Më 11 majin e kaluar zgjodhi president Çmimin Nobel, Ramos Horta.







All the contents on this site are copyrighted ©.