2007-05-19 18:03:33

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Bernardinin nga Siena.


(20.05.2007 RV)Bernardini lindi në Massa Maritima (Itali) në vitin 1380. Ishte ende fëmijë, kur humbi prindërit. U rrit në shtëpinë e hallave, që banonin në Sienë, ku pati fatin të merrte një edukatë të vërtetë kristiane. I mahnitur nga figura e Shën Françeskut të Asizit, zgjodhi rrugën e jetës rregulltare në Urdhërin serafik, ku nisi të jetonte si vëllezërit e parë të Shën Françekut. Në vitin 1417 u emërua vikar i provinçës toskane dhe u transferua në Fiezole, duke i dhënë një shtytje të fuqishme përpara reformës, në vijim, të urdhërit të tij e duke filluar predikimin e jashtzakonshëm nëpër qytetet italiane. Vdiq në Akuila, më 20 maj 1444. U shpall shenjt vetëm gjashtë vjet pas vdekjes, në Rrëshajët e vitit 1450, nga papa Martini V.







All the contents on this site are copyrighted ©.