Shtegtim te Zoja, Pajtore e shqiptarëve: Gjenacan 27 maj 2007.
(20.05.2007 RV)Emigrantë shqiptarë nga të katër anët e Italisë e nga vise të
tjera ku jetojnë e punojnë, do të mblidhen përsëri te Shenjtërorja e “Zojës së Këshillit
të Mirë” në Gjenacan. Nisma, organizuar nga Konferenca ipeshkvnore shqiptare dhe nga
Fondacioni Migrantes i Konferencës ipeshkvnore italiane, parashikon të dielën, më
27 maj 2007, ora 11.00, pranë Shenjtërores ku ruhet ikona, një Kremtim eukaristik
që do të pasohet nga lutja drejtuar Zojës së Bekuar. Mesha dhe lutja do të kryesohen
nga delegati ipeshkvnor për misionet, Imzot Hil Kabashi, administrator apostolik i
Shqipërisë së Jugut e do të gjallërohet nga të rinjtë shqiptarë të bashkësisë së Romës.