2007-05-19 14:05:38

Festa e të Ngjiturit të Jezusit në Qiell. Fjala e fundit: bekimi!


(19.05.07 RV)RealAudioMP3 Festa e të Shëlbuemit, është solemnitet që kujton se çdo njeri është i thirrur për jetën e pasosur.Me këtë festë kujtohet përfundimi i qëndrimit të dukshëm të Zotit ndërmjet njerëzve, që u pasua me përhapjen e Lajmit tëMirë Ungjillit, e të krishtërimit në mbarë botën.
Ishte një ‘mirupafshim’ e nevojshme Ngjitja e Krishtit në qiell, rikthimi tek Ati, që përmbushi shëlbimin: “Në se unë nuk shkoj, nuk do të vijë tek ju Ngushëlluesi, por në se shkoj, do t’jua dërgoj” - kështu u tha Jezusi Apostujve, siç na rrëfen Shën Gjoni Ungjilltar.
“Në këtë festë, bashkësia e krishterë është e thirrur t’i drejtojë sytë nga Ai që , dyzet ditë pas ngjalljes, në sa apostujt e ndiqnin të mahnitur, u ngjit lart para syve të tyre e u zhduk pas një reje. Duke u ngjitur në qiell, Ai na e rihapi udhën drejt atdheut tonë të përhershëm, që është parajsa. Tani, me pushtetin e Shpirtit të tij, na ndihmon në shtegtimin tonë të përditshëm mbi tokë”.
“Dyzet ditë pasi u qe dukur Apostujve me pamjen e tij të zakonshme njerëzore, që fshihte lumninë e të Ngjallurit, shpjegon Katekizmi i Kishës Katolike – Krishti ngjitet në qiell e rri në të djathtën e Atit. Ai është Zoti, që tashmë mbretëron me humanitetin e tij në lumninë e amshuar të Birit të Hyjit dhe ndërmjetëson pareshtur në favor tonë pranë Atit Qiellor. Jezu Krishti na dërgon Shpirtin e tij dhe na jep shpresë se një ditë do të arrijmë edhe në vendin që Ai na e ka përgatitur:
“Duke u ngjitur drejt ‘lartësive’, Jezusi na zbulon pa kurrnjë dyshim hyjninë e vet: kthehet prej nga erdhi, domethënë tek Ati, pasi e ka kryer misionin e Tij mbi tokë. Përveç kësaj, Krishti ngjitet në qiell, pasi mori mbi vete natyrën njerëzore, të cilën e ngjalli prej së vdekurve: kjo natyrë njerëzore është natyra jonë, e shndërruar, e hyjnizuar, e amshuar. Prandaj themi se çdo njeri është i thirrur për jetë të pasosur në Mbretërinë e Hyjit, Mbretëri e dashurisë, e dritës, e paqes”. Duke soditur këtë ngjarje “ne duhet të jemi të sigurtë se Zoti nuk është larg nesh, se nuk ndodhet në ndonjë vend të universit, ku nuk mund të arrijë askush. Ai e ka ngritur tendën apo banesën e vet ndërmjet nesh: në Jezusin, është bërë një prej nesh, me mish e gjak, si ne. Ai vetë, me Korpin e vet, mbetet mes nesh si një prej nesh. Mund ta thërrasim me emër e të flasim me Të. Ai na dëgjon, e në se ia vemë veshin, edhe ne do ta dëgjojmë kur na përgjigjet. Në Jezusin është Zoti që na pret!
Tani t'i degjojme leximet biblike te liturgjise se Fjales Hyjnore te kesaj se dieleRealAudioMP3 e pastaj komentin apo Homelin nga dom Gjergj Meta:RealAudioMP3
Të dashur vellezer e motra ne Krishtin, kemi pershkuar se bashku keto jave te pashkeve me Krishtin e ngjallur i cili u shfaqet dishepujve te tij dhe qendron me ta. Duke qendruar me ta ai i forcon ata ne besim dhe i inkurajon per te ardhmen. E gjithe kjo kohe eshte pershkuar nga risia qe ringjallja e Krishtit sjell me vete. Kemi degjuar udherimin e ri te dashurise qe behet rregulla themeltare e dishepujve te Krishtit, e Izraelit te ri qe eshte Kisha.
Tani Krishti i ngjallur ngjitet tek Ati. Ne kete te Diele ne kremtojme Ngjitjen e Jezusit te Ati i tij. Do te doja te nxirrja ne pah gjendjen e apostujve te tij ne dy momente kyce te jetes se Jezusit e te lidhura ngushte me njeri-tjetrin. Nuk eshte hera e pare qe Krishti largohet nga syte e dishepujve. Heren e pare ai iku duke u ngjitur ne kryq. Me vdekjen e tij ai shkaktoi ne zemrat e dishepujve shume trishtim. Askush nuk mbeti aty me te. Iken te gjithe. Mbeti vetem Gjoni dhe Nena e tij, Maria. Vdekja e Krishtit ne kryq u duk se shoi te gjitha shpresat e dishepujve per mbreterine e Izraelit. Me se miri na e peshkruajne kete ndjesi dishepujt e Emausit te cilet po iknin te merzitur nga Jeruzalemi dhe takojne Krishtin rruges. Me vdekjen e Krishtit ata nuk prisnin me asgje te re. Nuk prisnin se ai do te kthehej me. Nuk kishin kuptuar asgje nga cfare ai u kishte thene gjate kohes qe kishte qene me ta. Besimi i tyre ishte shume i brishte dhe guri i vendosur mbi varrin e Krishtit ishte nje gur mbi zemren e tyre.
Takimi i tyre me Krishtin e ngjallur u hapi edhe njehere horizontin e shpreses. Atehere kuptuan, iu hapen syte.
Ikja e dyte e Jezusit kesaj here ne lavdine e Atit, ne te djathten e Atit eshte ne vazhdim te te njejtit mister te Pashkeve. Jemi ende ne kohen e Pashkeve. Per dishepujt ndryshon krejtesisht perspektiva. Ata nuk jane me te merzitur, as te pikelluar. Jane te mallengjyer sigurisht, por plot me shprese se e dine qe me siguri ai nuk do t'i lere me vetem. Pervecse do t'u dergoje Shpirtin e Shenjte ai do te kthehet perseri sikurse themi ne besojme “…per te gjykuar te gjallet e te vdekurit…”.
Cfare mund te na thote neve sot Ngjitja e Krishtit ne qiell? Shume gjera, sepse eshte nje mister i besimit tone e si cdo mister mban brenda vetes nje kuptim te pafund qe vetem kur te jemi ballafaqas me Atin do ta marrim vesh perfundimisht. Do te doja te ndalesha ne tre gjera qe me duken te rendesishme ne kete te Diele te Ngjitjes se Jezusit ne qiell.
Se pari duke u ngjitur ne qiell Krishti merr me vete njeriun dhe e ben te denje te banoje ne jeten e Trinise se shenjte. Gjithcka qe eshte njrezore pervec mekatit, merret prej Krishtit dhe ngritet drejt qiellit. Duke u ngjitur vete ai na merr edhe ne bashke me veten e tij. Keshtu ne jemi banore te qiellit,dhe atdheu yne eshte qielli edhe pse jetojme ende mbi toke. Ka shume rendesi te mendojme pagezimin tone. Duke u pagezuar ne jemi shartuar ne Krishtin.
Ai ka hyre ne ne dhe ne kemi hyre ne te. Natyra jone njerezore, nepermjet pagezimit, ka marre faren e pavdekshmerise, faren e perjetesise. Ne jemi zhytur ne Krishtin duke u bere te ngjashem me te dhe bashke me te mund te therrasim Zotin, Ate. Ai eshte biri i Atiti dhe ne bashke me te behemi familjare te Zotit. Keshtu jemi shume me afer Zotit. Hendeku qe ishte krijuar ndermjet njeriut dhe Zotit me mekatin e rrjedhshem tashme nuk ekziston me. Perdja e tempullit eshte care dhe njeriu mund te komunikoje drejteperdrejte me Hyun ne Jezu Krishtin, sepse ai eshte vete Hyu. Njeriu behet i afte te krijoje nje marredhenie te brendshme me Zotin. Njerzorja dhe hyjnorja takohen perfundimisht me njera tjetren.
Se dyti do te ishte shume e dobishme per ne te shikonim ne jeten e dishepujve se cfare ndodh dhe te perceptonim ndjenjat e tyre perballe kesaj ngjarjeje te madhe. Nese ne çastet e kryqeve te jetes largohemi nga Zoti, ai na jep gjithnje nje mundesi tjeter qe ne nuk duhet ta leme te na ike. Ne jeten me Zotin gezimi eshte i garantuar. Zoti nuk e le ne pikellim njeriun qe e kerkon me kembengulje. Ai nuk na le asnjehere vetem. Takimi me Zotin Jezus eshte per njerin casti me i epert i jetes se tij. Nuk ka gje me te cmuar se sa kjo. Ne intimitetit e jetes me Jezusin do te shikojme se gjerat qe na pikellojne jane teper te vogla perballe gezimit qe sjell takimi me te. Por duhet te jemi te bindur qe gezimi i ringjalljes shpeshere, madje gjithmone kalon neper erresiren e kryqit. Mos te deshperohemi kurre...!
Se treti, duke u ngjitur ne qiell, Jezusi mbaron kohen e tij mes njerezve dhe hyn ne perjetesine e Atit. Por pikerisht ketu fillon nje epoke e re. Ai eshte i prnaishem ne jeten tone nepermjet Shpirtit te Shenjte qe u ka derguar apostujve e nepermjet tyre neve. Pervecse nje ngushellim i madh per Kishen dhe per cdonjeri, ardhja e Shpirtit Shenjte, mbart me vete detyren e madhe te shpalljes se Krishtit. Ai vjen pikerisht per kete gje, per te na mesuar cfare ka thene Jezusi, per te hedhur drite mbi fjalet e tij dhe per te na thene kuptimin, por edhe per te na dhene forcen qe ne te mos trembemi perballe kesaj detyre. Te mos trembemi duke shpallur Jezusin ne te kater skajet e botes, duke shpallur mbreterine e tij.
Te dashur vellezer e motra! Edhe pak dite na ndajne nga Rreshajet, misteri tjeter i madh i besimit tone. Zoti zbret perseri ne mes te njerezve, per te me mos i lene kurre vetem. Shpirti i Shejnte eshte vazhdimesia e pranise se Zotit ne jeten tone. Ngjitja e Krishtit ne qiell dhe ardhja e Shpirtit te Shenjte hap nje kohe te re qe eshte koha e Kishes, koha e bashkesise se atyre burrave dhe grave qe me kembenguljen dhe shenjterine e tyre do te shpallin Ungjillin kudo, ne te gjithe boten.
Keto dite jane edhe ditet e pergatitjes per ata qe do te marrin krezmimin e shenjte. Te lutemi per te gjithe ata te rinje qe do te marrin kete sakramet, qe te perforcuar nga shpirti i Zotit te behen shpalles guximtare te fjales se tij. E te vazhdojme te therrasim pranine e Shpirtit te Shenjte duke thene: “Eja o Shpirt i Shenjte, ndricoji mendjet tona, ndikoje ne ne zjarrin e dashurise tende! Amen!”







All the contents on this site are copyrighted ©.