Konferencë ndërkombëtare në Vatikan mbi rolin e vendeve emergjente të Azisë e të Afrikës
në epokën e globalizimit.
(18.05.2007 RV)“Roli në rritje i vendeve emergjente në konkurencën globale:
pasojat ekonomike, shoqërore e kulturore” – kjo është tema e Konferencës dyditore
ndërkombëtare, organizuar nga Fondacioni Centesimus Annus ProPontefice,
që u hap sot e do të vijojë edhe nesër në Sallën e Re të Sinodit, në Vatikan. Në takim
po analizohet evolucioni i vendeve emergjente të Azisë e të Afrikës.Kujtojmë se Fondacioni
Centesimus Annus ProPontefice u themelua në vitin 1993 për të përhapur
doktrinën shoqërore të Kishës dhe për të kontribuar në veprimtaritë bamirëse të Papës.