2007-05-17 16:42:56

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Pashk Bajlonin, rregulltar françeskan.


(17.05.2007 RV)Në Shqipëri emri i Shenjtit ka marrë trajtat Pashko, Pashk, Pashuk, Shuk, Paç e Paskal, ndërsa ndër vajza, Pashkë e Paskualina.
Një përkim i posaçëm bashkon ditën e lindjes e të vdekjes së Shën Pashkut, që njihet si Pajtor i shoqatave eukaristike: lindi ditën e Rrëshajve të vitit 1540 në Torre Hermosa të Spanjës e vdiq në afërsi të Valencies, në Villa Real, ditën e Rrëshajve të vitit 1592. Ky frat i përvujtë, i cili nuk e ndjeu veten të denjë për t’u shuguruar meshtar, ishte vërtetë bir i Rrëshajve, që do të thotë, i pajisur nga Shpirti Shenjt me dhurata të shumta, ndërmjet të cilave, dhantia e dijes së frymëzuar nga qielli.Pashk Bajloni ishte i pashkollë. Vitet e jetës rregulltare i kaloi duke kryer shërbimin e portierit. E megjithatë konsiderohet si “Teologu i Eukaristisë”, e jo vetëm për fjalimet që u mbajti kalvinistëve të Francës mbi Eukaristinë, gjatë udhëtimit të tij në Paris, por edhe për shkrimet që i la trashëgim Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.