2007-05-16 18:10:57

Takim në Vatikan: kardinali Bertone dhe sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Musá, bisedojnë për Lindjen e Mesme.


(16.05.2007 RV)Sot paradite, në sa Benedikti XVI vijon pushimin e shkurtër në selinë papnore të Kastel Gandolfos pas kthimit nga shtegtimi impenjativ në Brazil, kardinali Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit priti, rreth orëve të mesditës, sekretarin e përgjithshëm të Lidhjes arabe, Amr Musá, me të cilin shkëmbeu mendime për situatën në Lindjen e Mesme.Më pas përfaqësuesi arab u prit edhe nga kryeipeshkvi Dominik Mambertì, sekretar i Shtetit të Vatikanit për marrëdhënie me shtetet.







All the contents on this site are copyrighted ©.