2007-05-15 17:38:45

Sot më 15 maj 2007 përkujtojmë 15 vjetorin e vdekjes së meshtarit shqiptar, mons. Nikollë Minit, famullitar i Kishës katedrale të Prizerenit.


(15.05.07 RV) RealAudioMP3 Me respekt mirënjohje po përkujtojmë mons. Nikollë Minin, figurë poliedrike. Përpos detyrës meshtarake, të cilën e kreu në mënyrë shembullore, don Nikollë Mini njihet edhe për kontributin e tij si udhëheqës shembullor i Kishës katolike në Kosovë në vitet e vështira 1960-ta, pokështu edhe si predikatar i pasionuar i Ungjillit e kultivues e mbrojtës i vlerave dhe të drejtave kulturore e kombëtare të popullit shqiptar në Kosovë. Dha një kontribut domethënës edhe si publicist, përkthyes, muzikant e socilog. Tërë jetën, don Nikollë Mini ia kushtoi Zotit duke i shërbyer Popullit të Kosovës në kohën kur sulmohej nga serbi e nga komunizmi







All the contents on this site are copyrighted ©.