2007-05-15 17:48:46

Rikthehet hepatiti A në Tiranë


(15.05.07 RV)Numri i të shtruarve në spitalin infektiv të kryeqytetit të Shqipërisë ka arritur në 50 vetë. Të gjithë janë banorë të zonës së Kamzës ose pranë saj. Edhe këtë herë, ashtu si një vit më parë, uji i pijshëm shihet si shkaktar i rishfaqjes se hepatitit A. Sipas specialistëve të higjienës, uji i puseve që përdoret në zonen e Kamzës është jashtë standarteve dhe duhet zierë para se të konsumohet. Një vit më parë, Tirana u pushtua nga epidemia e verdhëzës me rreth 5 mijë të prekur, pas një infeksioni që sipas specialistëve zuri fill në zonën e bllokut.







All the contents on this site are copyrighted ©.