2007-05-15 18:06:01

Komenti i kryeipeshkvit të Brazilies mbi shtegtimin e Benediktit XVI.


(15.05.2007 RV)RealAudioMP3 Pas shegtimit apostolik, të ngarkuar me veprimtari, në Brazil, Papa do të kalojë disa ditë në Kastel Gandolfo, ku shkoi që dje, rreth orës 13. 00. Nesër nuk do të mbahet audienca e zakonshme e përgjithshme e së mërkurës. Papa do të rikthehet në Vatikan të premten e ardhshme.
E ndërsa Ati i Shenjtë përgatitet për veprimtaritë e reja apostolike të së ardhmes, në Amerikën Latine vijon fuqimisht jehona e vizitës së Tij baritore në Brazil, ku Ati i Shenjtë hapi Konferencën V të përgjithshme të episkoptatit latinoamerikan e karaibik. Ju ftojmë të ndiqni komentin e kryeipeshkvit të Brazilies, imzot Juan Bras gji Avis, në mikrofonin e Radio Vatikanit:
Përgjigje: - Mendoj se figura e Papës u njoh thellësisht në Brazil, gjatë këtij shtegtimi, sepse këtu, posaçërisht mjetet e komunikimit, thonë se Papa është tepër serioz, tepër intelektual, ndërsa ne pamë një Papë që na u duk tepër atë, tepër i afrueshëm, shumë i përzemërt e i aftë për t’u kuptuar me popullin. Për ne ishte një gjë e mrekullueshme. Papa preku, pastaj, shumë aspekte të jetës sonë kishtare e të shoqërisë sonë, në një çast vendimtar për ne.
 Pyetje: - Në të gjitha fjalimet, Benedikti XVI fton për të qenë ungjillëzues të rinj….
Përgjigje: - … ne jemi të lum, sepse bëhet fjalë për rikthimin e vëmendjes tek veprimtaria e re misionare: e kjo është zemra e veprimtarisë sonë ungjillëzuese. Ne kemi nevojë për këtë. Brazili po zgjohet, tani, për realitetin e madh të Amazonës, që është edhe një fushë vigane misionare. Dioqezat po lidhen edhe me shumë zona të Afrikës e me vende të tjera. Tashmë misionarët brazilianë punojnë edhe në Evropë. E edhe kjo na kënaq pa masë, sepse e dimë që Kisha, po të ecë në këtë drejtim, sidomos me dëshminë e saj, mund të japë një kontribut tepër të madh për risimin e gjithë shoqërisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.