2007-05-15 16:01:42

Bekohet Kisha e re e Shen Nikolles ne Gramsh te Zadrimes


(15.05.07. RV)RealAudioMP3 Të shtunën e kaluar më 12 maj në Gramsh të Zadrimes në dioqezin e Sapës në Shqipëri, është shuguruar Kisha e re kushtuar Shën Nikollës. Meshën e Shenjtë solemne të shugurimit të tempullit të ri të Zotit, e kryesoi ipeshkvi i Sapës imzot Lucian Agostini, i rrethuar nga një pjesamarrje e jashtëzakonshme dhe korale e popullit të Zotit dhe e klerit vendas. Tempulli në të gjitha besimet e lashta është vend i shenjtë, shenjë e pranisë së Hyjit ndërmjet njerëzve dhe e pjesëmarrjes së tyre në mirësitë e jetës hyjnore. Për Jezusin tempulli është shtëpia e Hyjit, një shtëpi lutjesh, shtëpia e Atit të tij qiellor dhe e miqëve të tij, e nxënësve të tij e të të gjithë atyre që bashkohen vëllazërisht për t’i kënguar Hyjit këngë lavdërimi e mirënjohjeje. Për të krishterët tempulli apo Kisha është Trupi mistik i Krishtit Shëlbues. Po t’i kthehemi shugurimit të Kishës së re të Grasmhit e më hollësisht mbi këtë festë, nga Laç Vaut -Dejes na njofton bashkëpuntorja Violeta Marashi. Ta dëgjojmë shërbimin…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.