2007-05-14 17:58:53

Pas dorëheqjes së Nikoliqit, Olli Rehn shkon në Serbi


(14.05.07 RV)Lideri ultranacionalist serb, Tomislav Nikoliq ka dhënë dje zyrtarisht dorëheqjen nga posti i kreut të parlamentit serb, post në të cilin u zgjodh vetëm pak ditë më parë. Dorëheqja u bë e pashmangshme pas reagimeve të Bashkësisë ndërkombëtare dhe pas marrëveshjes së arritur nga tre partitë e mazhorancës për formimin e një qeverie me prirje europeiste. Nesër pritet që të zgjidhet si kryetar, 32-vjecari Oliver Duliç, dikur lideri i protestave studentore kundër Sllobodan Millosheviqit. Nesër pritet edhe paraqitja e qeverisë së re serbe.


Komisari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oli Rehn do të shkojë së shpejti në Beograd për një bisedë me krerët e partive reformatore, ku do të njihet me masat e para të qeverisë së re dhe do të gjykojë mundësinë e rifillimit të negociatave mbi Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Serbinë. Rehn shpreson se me hapat e fundit, Serbia po largohet nga e kaluara e saj nacionaliste dhe po i afrohet së ardhmes evropiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.