2007-05-13 18:15:35

Lutja e Papës drejtuar Zojës së Aparesidës


(13.05.2007 RV)RealAudioMP3 T’i lutemi Nënës së Hyjit, Zojës sonë të Aparesidës, t’i mbrojë gjithë të krishterët. Ajo, që është Ylli i ungjillëzimit, u priftë hapave tonë drejt udhës që na çon në mbretërinë qiellore.
O Nëna jonë, mbroje familjen braziliane e latinoamerikane!
Mblidhi nën mantelin tënd mbrojtës bijtë e këtij vendi të dashur, që na mikpret.
Ti që je avokate pranë Birit tënd Jezus, jepi popullit brazilian paqe e begati!
Ndiko në zemrat e vëllezërve tanë të mbarë Amerikës Latine, zellin misionar për të përhapur kudo farën e fesë e të shpresës.
Bëj që thirrja jote për kthimin e mëkatarëve, e cila jehoi fuqishëm në Fatima, të bëhet realitet e t’ia ndryshojë faqen shoqërisë sonë
E Ti, që nga Shenjtërorja e Guadalupes ndërmjetëson për Popullin e Kontinentit të Shpresës, bekoja trojet e vatrat.Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.