2007-05-12 18:04:21

Porosia e Papës ipeshkvijve brazilianë: Të rifillojë ungjillëzimi në Amerikën Latine duke vënë në qendër Krishtin e Kishën e Tij.


(12.05.2007 RV)RealAudioMP3 Prandaj, nga Aparesida, ku nesër shtegtimi apostolik i Papës do të arrijë kulmin me Meshën Shenjte përuruese të Konferencës V të përgjithshme të episkoptatit latinoamerikan e karaibik, po rikthehemi në ‘Katedral da Sé’ të Sao Paolos, për të kujtuar kremtimin e djeshëm të lutjeve mbrëmësore, që përfunduan në orën 22. 15 me orën evropiane, gjatë të cilave Ati i Shenjtë u drejtoi ipeshkvijve brazilianë një fjalim të rëndësishëm.
Për t’ju njohur më hollësisht me porositë që Papa u dha ipeshkvijve latinoamerikanë e karaibikë, të ndjekim shërbimin e të dërguarit të posaçëm të Radio Vatikanit, kolegut tonë, Alesandro Gjizotit.
“Një fjalim i gjatë e plot pasion mbi sfidat e mëdha të Kishës në Brazil, në Amerikën Latine e në Karaibe. Benedikti XVI i ftoi prelatët të impenjohen me të gjitha forcat për ungjillëzimin e ri, të kujdesen në radhë të parë për të varfërit, të mbrojnë familjen dhe vlerat e krishtera nga rreziku i relativizmit. Kujtoi përsëri kërcënimin e sekteve dhe qëndërsinë e liturgjisë. Këto ishin temat –kyçe të fjalimit të gjatë e të hollësishëm të Atit të Shentjë drejtuar mbrëmë ipeshkvijve brazilianë.
‘E verdadae que os tempos de hoje sao dificeis a Igreja…
“Është e vërtetë – pohoi Papa – se Kisha po kalon kohë të vështira e, në vijim pranoi me keqardhje se jeta shoqërore po bëhet gjithnjë më e turbullt: sulmohet shenjtëria martesës dhe e familjes, përligjen disa krime kundër jetës në emër të të drejtave e lirive individuale, vijon të përhapet plaga e divorcit dhe e bashkimeve të lira, ndërsa në gji të Kishës, vihet në pikëpyetje vlera e impenjimit meshtarak si përkushtim i plotë në shërbim të Zotit e shumë besimtarë largohen nga kujdesi baritor i bashkësisë kishtare. Shkaku kryesor- vërejti Papa – është mungesa e ungjillëzimit, veprimtari që e vë Krishtin dhe Kishën e tij në qëndër të jetës.
Neste esforço evangelizador, a comunidade eclesial…E megjithse përballë kësaj situate të trishtuar, Benedikti XVI bëri thirrje për të mos i humbur shpresat por për të rifilluar me hov ungjillëzimin e ri, përmes dërgimit të misionarëve në rrethinat e qyteteve, për të mbrojtur të drejtat e të varfërve e për të promovuar një shoqëri të bazuar mbi drejtësinë e paqen. Papa theksoi me forcë edhe se liturgjia nuk është pronë private e askujt, shprehu dëshirën për të vazhduar ecjen në rrugën ekumenike dhe ripohoi aktualitetin e doktrinës shoqërore të Kishës për të përballuar varfërinë që peshon rëndë mbi jetën e shumë brazilianëve.







All the contents on this site are copyrighted ©.