Bekimi i Kishës së re, kushtuar “Nënës së Këshillit të Mirë” në Proto-Romano të Durrësit
(12.05.07 RV) )E shtuna më 14 prill 2007, ishte një ditë e paharrueshme për
gjithë fshatin e Porto Romanos që ndodhet në periferi të qytetit të Durrësit. Arsyeja
ishte bekimi i kishës së re, kushtuar “Nënës së Këshillit të Mirë”. Kjo kishë ndodhet
mbi një kodër afër zonës ku mendohet se ka kaluar shën Pali dhe afër repartit ushtarak
ku kanë qenë vrarë shumë persona gjatë komunizmit, ndër ta një prift katolik. Komuniteti
katolik i kësaj zone ka pritur për shumë kohë për të pasur një kishë të tij. Familjet
katolike të këtij fshati kanë pasur të drejtë për të qenë të kënaqur që më në fund
ëndrra e tyre është realizuar.
Për këtë rast ka ardhur arqipeshkvi i Tiranë-Durrës,
Shkëlqesia e tij Mons. Rrok Mirdita, që ka bekuar kishën e re pa mbushur akoma një
vit nga vënia e gurit të parë. Kanë bashkëkremtuar edhe katër vëllezër dominikanë
nga Durrësi, priftërinj të tjerë, shumë motra që veprojnë në famullinë e tyre, zonja
Primrose Peakcock, anglikane, bamirësja kryesore, që ka menduar për financimin e
projektit dhe Tommy Norton, gazetar i një riviste katolike The Tablet, që është duke
menduar të shkuajë një artikull rreth kësaj ngjarjeje.
Mesha ishte e thjeshtë,
e gjallëruar nga kori i vendit. Besimtarët ishin të shumtë dhe mund të viheshin re
fëmijët, të rinjtë, të moshuarit që të gjithë së bashku kanë ardhur për të lavdëruar
Zotin për dhuratën që u ka bërë: shtëpinë e tij të re në fshatin e tyre. Sigurisht
kjo kishë do të jetë e nevojshme për bashkësinë katolike në Porto Romano në të ardhmen.
Bashkë me këtë kishë po ndërtohen edhe disa dhoma që do të përdoren për katekizën,
takime etj. Por nuk mungon as kambanorja që është zbukuruar me një kambanë të vogël
për të thirrur njerëzit në meshë të dielën, ditën e Zotit.
Etërit dominikanë
në Durrës bashkë me motrat e Nënë Terezës do të vazhdojnë të japin shërbimin e tyre
në Porto Romano, që bashkësia katolike të rritet dhe të forcohet në Emër të Zotit.