2007-05-11 18:26:20

Mali i Zi anëtar i Këshillit të Evropës, ndërsa Serbia merr kryesinë e tij


(11.05.07 RV)Mali i Zi u bë sot anëtari i 47-të i Këshillit të Evropës. "Kam nderin historik që t'ju përshendes në emër të qytetarëve dhe lidershipit të Malit të Zi. Kjo është ditë shumë e madhe për ne" tha Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Milan Rocen në Strasburg.
Po sot, Serbia mori kryesinë e Këshillit të Evropës, që do ta udhëheqë për 6 muajt e ardhshëm. Shumë prej vendeve anëtare kanë shprehur shqetësimin e tyre për mbarëvajtjen e këtij gjashtëmujori, pas zgjedhjes së ultranacionalistit Tomisllav Nikoliq në krye të parlamentit serb.







All the contents on this site are copyrighted ©.