2007-05-11 18:26:07

Koalicioni europeist arriti marrëveshjen për qeverinë e re serbe


(11.05.07 RV)Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Demokratike, Boris Tadiq, kryeministri e njëkohësisht kryetari i Partisë Demokratike të Serbisë, Vojisllav Koshtunica dhe lideri i partisë G 17 Mllagjan Dinkiq arritën më në fund marrëveshjen për formimin e qeverisë së re, vetëm pak ditë para skadimit të afatit, që do ta çonte Serbinë në zgjedhje të reja.
I menjëhershëm reagimi ndërkombëtar. Komisari për zgjerimin, Oli Rehn deklaroi se me formimin e një qeverie të bllokut demokrat dhe europeist në Beograd, Serbia i ka hapur rrugën rifillimit të negociatave të Asociim-Stabilizimit me Bashkimin Evropian. Gjithsesi, Rehn nënvizoi se kusht për plotësimin e negociatave mbetet bashkëpunimi me Gjykatën e Hagës.







All the contents on this site are copyrighted ©.