2007-05-10 17:54:21

Kryeministri britanik jep dorëheqjen. Largohet më 27 qershor.


(10.05.07 RV)Kryeministri britanik, Toni Bler deklaroi sot se do të japë dorëheqjen më 27 qershor nga kryesia e Partisë Laburiste dhe nga posti i kreut të qeverisë. Pas 10 vjetësh, ai do ta dorëzojë detyrën në duart e mbretëreshës së Anglisë. Pritet që ta zëvendësojë në të dyja postet ministri i tanishëm i financave, Gordon Braun.


Presidenti amerikan Xhorxh Bush do të përdorë veton edhe kundër një propozimi të ri të demokratëve në Dhomën Përfaqësuese të Kongresit amerikan, që parashikon financimin e luftës në Irak vetëm për tre muaj. Sipas këtij projektligji, nëse pas kësaj periudhe situata nuk përmirësohet, Kongresi mund të tërheqë financimin. Pas vetos për propozimin e mëparshëm, që kërkonte tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku brenda vitit 2008, Bush nuk ka ndërmend të miratojë edhe këtë projektligj të ri, që gjithsesi e detyron administratën amerikane të bëjë hapat e caktuara nga Kongresi.







All the contents on this site are copyrighted ©.