2007-05-09 18:47:40

BE-ja e shqetësuar për politikën serbe


(09.05.07 RV)Vazhdojnë reagimet ndaj zgjedhjes së ultranacionalistit Tomislav Nikoliq në presidencën e parlamentit serb. Në një notë, presidenca e Bashkimit Evropian shprehet e shqetësuar për këtë zgjedhje. Politika e partisë së kryesuar nga Nikoliqi, shpjegohet në notë, ka qenë gjithnjë kundër integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Brukseli u bën thirrje partive më të moderuara të gjejnë sa më shpejt koalicionin nga i cili të dalë një qeveri demokratike, që të garantojë orientimin europeist të politikës serbe.







All the contents on this site are copyrighted ©.