2007-05-08 18:49:54

Përkujtojmë profesor Norbet Joklin në 65 vjetorin e vdekjes


(08.05.07 RV)Më 8 maj 1942, përfundonte ditët e tij mbi këtë tokë, albanologu më i madh gjerman, profesor Norbert Jokl. Nazistët e dogjën në një furrë krematore, të parin që regjistori në magnetofon një nga të folmet shqipe, përmes tregimit të një përralle. Gjermani i madh e bëri shqipen objektin themelor të punës së tij studimore, duke na lënë vepra si “Mbi elementët latinë të visarit leksikor të shqipes”, “Kontribute albanologjike në njohjen e latinishtes” e sa e sa artikuj, shpërndarë në shtypin profesional gjerman e shqiptar të viteve ‘30-’40. Ndërmjet tyre, studimi i botuar te numri i vetëm i revistës së studentëve shqiptarë në Grac, kushtuar Naim Frashërit. Qe mësues i Profesor Eqrem Çabejt dhe i poetit të madh lirik, Lasgush Poradecit. Bashkëpunonte me “Hyllin e Dritës” e tek françeskanët e Shkodrës u strehua ky hebre i ndjekur nga nazistët. Aty solli edhe arkivin e tij vigan, i cili akoma pret studiuesin, që të shfletojë faqet e shkruara me një alfabet origjinal.







All the contents on this site are copyrighted ©.