2007-05-07 18:36:58

Nikolas Sarkozi është presidenti i ri i Francës


(07.05.07 RV)Nikolas Sarkozì president i Francës: “Do të rehabilitoj punën, autoritetin, moralin, meritokracinë dhe do t’i kthej nderin kombit”. Një Sharl De Gol i kohës sonë.
Me 53% të votave, kandidati i së djathtës franceze u zgjodh dje në krye të Elizeut, pasi tejkaloi në ballotazh socialisten Segolen Ruajal, e cila fitoi gati 47% të votave. Djali i emigrantëve të dikurshëm hungarezë, bëhet sot president i njërit prej vendeve më të rëndësishëm të Evropës, por nuk pëlqehet nga emigrantët e rinj. Periferitë e Parisit, të Lionit, të Nantës, Tuluzës e Bordosë e pritën lajmin me ndeshje me policinë. Gjithsej u dogjën 370 makina dhe u morën në pyetje 270 vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.