(07.05.07 RV)Të dashur dëgjues ju kujtojmë se sonte është nata e Zojës Rruzare,
traditë e lidhur me shenjtoren e Pompeit në Itali, ku më 8 maj të çdo viti thuhet
Rruzarja në shenjë falenderimi për fitoren e të krishterëve në Lepanto, betejë që
ndaloi flotën turke në dyert e Evropës. Më tepër për këtë devocion do të flasim nesër,
por sonte ju ftojmë ta lusni Zojën sipas ndjetit të Papës Benedikti XVI për muajin
e majit: “që Maria të jetë model për të pasur kujdes ndaj shenjave që na jep Zoti
në jetën tonë”.