2007-05-07 18:40:42

27 serbë arrestohen se donin të luftonin në Kosovë


(07.05.07 RV)Ndërsa ndodhet në Prishtinë i dërguari i Bashkimit Evropian, Stefan Lehne, në Serbi janë arrestuar 27 vetë, të cilët akuzohen se po rekrutonin vullnetarë për të luftuar në Kosovë, në rast shkëputje nga Serbia. Grupi i quajtur “Garda e Car Lazarit” ka deklaruar se në të janë regjistruar rreth 5000 vetë. Të shtunën disa qindra nga këta vullnetarë janë mbledhur në Krushevac. Të ndaluarit nga policia mbanin shenjat e një grupi paraushtarak, të ndaluar me ligj që nga viti 1990.








All the contents on this site are copyrighted ©.