E diela V e Pashkëve: "Ju jap një urdhër të ri: duani njëri-tjetërin!
(05.5.07. RV)Ja përsëri
në takimin tonë javor të së shtunës me Liturgjinë e Fjalës Hyjnore të dielës, kësaj
herët do të dëgjojmë e meditojmë leximet biblike të dielës së 5-të kohës së Pashkëve,
ciklit të tretë sipas kalendarit kishtar. Edhe në këtë diele leximet biblike na
propozojnë të thellojmë dinamizmin që Pashkët i japin historisë. Hyji bënë gjëra të
reja e na fton të hyjmë në risin e tij. Bota nuk mund të shëlbohet (shpëtohet) përveç
se nga dashuria; bota do të gjejë paqen vetëm në dashuri; bota është bërë më e mirë
vetëm atëherë kur është ndriçuar, frymëzuar e udhëhequr nga dashuria. Ky është urdhëri
i Jezu Krishtit që na lë si program jete për ne, për familjet tona, për bashkësitë
tona shoqërore e kombëtare, për botën mbarë. T’i dëgjojmë leximet biblike të
kësaj së diele të 5-të të Pashkëve e pastaj komentin nga dom Gjergj Meta Te dashur vellezer
motra kjo e deele e V-të gjate kohes se Pashkeve na fton te shikojme mrekullite qe
Krishti i Ngjallur ben ne bashkesine e tij. Ngjarja e madhe e Pashkeve hap nje epoke
te re per te gjithe njerezit, madje ajo shtrihet edhe per te gjithe universin. Risia
e nderhyrjes se Zotit ne bote me ane te misherimit te tij, eshte nje risi qe prek
te gjithe njeriun. Gjithçka shndërrohet! Krishti i Ngjallur eshte Krishti i Shnderruar
e në Të shndërrohen te gjithe ata qe nepermjet pagezimit kane pranuar jeten e re ne
Krishtin. Leximi i pare i kësaj së diele marre nga Veprat e Apostujve (Vap 14,21-27)
na tregon zellin e parreshtur te Palit dhe te Barnabes ne shpalljen e Ungjillit. Ata
porosisin bashkesite e reja, i organizojne ato dhe ç'eshte me e rendesishmja i forcojne
ne besim (fe). Sigurisht bashkesite e reja jane plot me entuziazem per jeten e re
qe kane filluar, por pikerisht per kete gje kane nevoje qe ky fe te fuqizohet gjithnje
e me shume brenda tyre. Keshtu perkujdesja e Palit dhe e Barnabes nuk u mungon per
asnje çast. Ata jane barinjte e popullit te ri te Zotit, të Izraelit te ri qe u krijua
nga kraharori i shporuar i Krishtit. Jeta e bashkesive te para te Krishtera eshte
per ne sot, pas nje krishterimi shumeshekullor, nje shembull i asaj çka do te thote
te jesh pakice. Ata ishin pak, por sherbyen si tharm per boten e atehershme dhe prej
asaj pakice Kisha erdh e u be nje popull i madh. Ngjallja e Krishtit eshte fitorja
mbi vdekjen dhe mbi te vjetren. Tashme bashkesite e reja jetojne me kete siguri se
Krishti e ka mundur te vjetren dhe mekatin. Ky shnderrim shprehet me se miri ne vizionin
e Gjonit ne librin e Zbuleses nga ku eshte marre dhe leximi i dyte i kësaj së diele
(Zb 21,1-5). “Une Gjoni pashe nje qiell te ri dhe nje toke te re...” gjithçka eshte
shnderruar dhe ka marre nje pamje tjeter, te re dhe te fresket. Gjerat e kaluara nuk
jane me. Ky shnderrim prek bashkesine e Izraelit ne teresine e tij. Tashme kemi nje
Izrael te ri. Por tanime kemi edhe nje njeri te ri ne Krishtin. Krishti eshte njeriu
i ri, ai qe kaloi pertej vdekjes e mundësoi që nepermjet tij çdo njeri të mund te
kaloje pertej vdekjes dhe vërtetë te jete njeri i ri. Por ne verejme shpeshhere
dhe konstatojme me trishtim se gjerat perreth nuk kane ndryshuar shume, se ende sot
vazhdojne mekatet dhe ligesite e njerezve. Ende njeriu i vjeter i ben lufte njeriut
te ri. Nepermjet nje shikimi siperfaqesor duket se realiteti ku jetojme, ai realitet
qe ne prekim çdo dite apo qe na kalon nepermjet valeve te nje tv-je apo sinjaleve
te nje interneti eshte nje realitet i trishtueshem dhe mbytes, pa perspektiva. E shpesh
ne brendine e zemres sone themi: “Po ku eshte qielli i ri dhe toka e re?”. A ka ndryshuar
gje pas ardhjes se Krishtit e me pas? Apo jane te njejtat gjera dhe se vepra e tij
flijuese ka shkuar kot? Jane pyetje me se te ligjshme. Dhe sigurisht nese duam ta
shohim realitetin vetem neprmjet asaj çka na serviret dhe ne siperfaqe mund te ndodhe
qe te trishtohemi e te humbim cdo shprese, por nuk eshte keshtu nese shohim me thelle
dhe nese ne me jeten tone behemi te paret qe fillojne nje shtegtim shnderrimi. Realiteti
mund te ndryshohet, por vetem nese ne e lejojmë Zotin qe te na shnderroje nga brenda.
Cdonjeri nga ne eshte nje banese e Zotit. Hyji ka vendosur qe te banoje në ne.
Ne jemi tempulli i ri i Hyjit, Jeruzalemi i ri te cilin Zoti e ka bere gati si nje
nuse te stolisur per veten e tij. Bashkesia e krishtere eshte kjo nuse e re e stolisur
per dhendrrin e saj, por edhe brendia e shpirtit tone eshte banesa fizike e ketij
miku kaq te veçante. Nuk mund te kete bashkesi nese nuk ka persona qe jetojne me Zotin.
Atehere Hyji do te jete ne mes nesh. Jeta ne Krishtin dhe me te eshte nje jete e shnderruar
plotesisht. Shume here ne, eshte e vertete, e mjegullojme pranine e tij brenda nesh,
me ane te pretendimit se jemi vete Zot dhe nuk kemi nevoje per Të. E kerkojme Hyjin
kur kemi nevoje dhe e braktisim sapo fillojme te ndjehemi me mire, ose e mendojme
sipas vetes sone dhe duam ta urdhërojmë Zotin. Po kjo eshte e pamundur. Ai mund ta
shnderroje jeten tone, e keshtu bashkesine e krishtere e keshtu gjithe boten, nese
ajo e le atë te lire te veproje brenda nesh. Ne te vertete Ai e ka mundur tashme te
keqen dhe ate ç'ka njollos jeten tone. Ai eshte qengji pa njolle. Por a ka se si ne
te jemi bashkepunetore te Zotit per ta bere me te jetueshme dhe me te bukur jo vetem
bashkesine tone, po edhe krejt mjedisin ku jetojme? Si mundemi ne te jemi pjese jo
vetem pesuese por edhe vepruese e ketij shnderrimi kozmik qe Krishti ka sjelle me
vete? Nese i leme vend dashurise së Tij Hyjnore ne jeten tone. Ne Ungjillin e
Gjonit te kesaj te diele Krishti i porosit dishepujt e tij: “Duajeni njeri tjetrin
sikurse une ju kam dashur juve, keshtu duajeni edhe ju njeri tjetrin. Nga kjo gje
te gjithe do ta dine qe jeni dishepujt e mi, nese do te keni dashuri njeri per tjetrin.”
Sa e sa here e kemi degjuar kete fjali e sa e sa here ndoshta e perserisim nganjehere
duke tejperdorur, por pa i dhene nje qendrueshmeri asaj. E dime mire kete urdher te
Krishtit, urdherin e ri, por nuk na shkon ndermend sa here qe eshte ne loje interesi
yne, kenaqesia jone, ne fund te fundit vetja jone. Sa here e kufizojme kete urdher
vetem per ata qe i kemi per zemer, apo qe jane gjithnje ne nje mendje me ne. Sa here
ne kete urdherim hyjne vetem ata qe ne nje fare menyre me sherbejne, apo qe terheqin
deshirat e mia dhe simpatine time. Por sa here te tjera shume njerez mbeten jashte
ketij urdherimi. E sa here te njejtet njerez qe dikur i kam dashur papritur kthehen
ne armiq te mi, sepse me kane shkelur ne kallo, apo pse e mndojne ndryshe nga une,
apo pse me kane prishur pune dhe me bezdisin. E sa here dashurojme me shume vetveten,
mendimet tona, idete tona dhe i flakim te tjeret. E atehere bashkesia lengon, Kisha
lengon, njerezimi lengon sepse dashuria degdiset ne vise te largeta dhe egoizimi e
urrejtja ulen kembekryq ne zemren tone. Keshtu ne jemi deshmitare te kunderdashurise.
Jemi deshmitare vetem te vetvetes. E zhveshim vetveten nga dashuria dhe kur zeri i
Zotit therret “Adam ku je?” ne fshihemi nga Hyji, nga vetja dhe nga te tjeret. E ky
eshte ferri te dashur miq: mungesa e dashurise! Vetem nje bashkesi qe e jeton
urdherin e dashurise jo duke e prere sipas mases se vetevets, por sipas mases se Krishtit
dmth duke dashur pafund, eshte nje bashkesi e shnderruar, eshte nje bote e re, eshte
nje qiell dhe nje toke e re. Vetem keshtu është e mundur qe zemra e cdo individi
te jete nje Jeruzalem i ri, nje nuse e stolisur per dhenderrin e saj. Vetem keshtu
Zoti do te trokase ne deren e zemres sone dhe do te darkoje me ne e do te rri aty.
Lum ajo zemer qe ka per mik Zotin, sepse aty pastaj te gjithe do te jene miq dhe ajo
zemer do te jete nje zemer e lumtur. Keshtu do te ndikohen ata qe jane afer nesh e
me rradhe deri e gjithe bota do te jete e mbrujtur nga ky tharm. Kjo eshte deshmia
qe Zoti kerkon nga ne. E nuk ka dashuri pa vuajtje. Keto të dyja jane bashke gjithmone.
Na e deshmon vete Krishti dhe na e deshmon gjithe historia e Kishes e nese gerrmojme
brenda vetes edhe vete ndergjegja jone e pohon këte. Por pikerisht ketu qendron lavderimi
i cdonjerit nga ne. Duke shkuar ne kryq Krishti u lartesua, na thote ungjilli i kesaj
te diele. Te dashur vellezer e motra. T'i bejme vend Zotit Jezus ne zemren tone,
te sigurte se do te dije te na udheheqe neper shtigjet e drites dhe erresira nuk do
te kete asnje pushtet mbi ne. Eshte e mundur te jemi njerez te shnderruar dhe nepermjet
nesh te shnderrohen te gjithe. Amen!