2007-05-04 16:57:16

(05.5.07 RV)


(05.5.07 RV)Brenda pak muajsh, të shtunën më 14 korrik, do të mbyllët për një cikël restaurimi kompleksi i Bibliotekës Apostolike të Vatikanit. Struktura e lashtë do jetë e papërdorshme së paku për tri vjetë, për të mundësuar përforcimet në strukturë që më nuk mund të shtyhen. Edhe thesari i stërmadh i vëllimeve e dokumentave të Biliotekës papnore do të pasijet me masa të reja ruajtjeje e konservimi. Sipas Prefektit të Bibliotekës Apostolike imzot Raffaele Farina, “duhen përforcuar dëshemeja, kupola e salles së madhe e Bibliotekës si dhe sallat tjera të konsultimeve që shërbejnë për punonjës e studiues. Po kështu do të restuarohen edhe dy laboratorët e restaurimit të dorëshkrimeve e të librave të çmueshëm, aboratori fografik i cili prej disa vitësh është edhe digjital. Këto punime – sipas Prefektit imzot Farina- llogaritet të zgjasin deri në tri vjetë e këndej ambientet e Bibliotekës janë të papërdorshëm për studiues të mbarë botës që çdo ditë frekuentojnë Bibliotekën Apostolike. Kujtojmë për dëgjues e Radio Vatikanit, se në Bibliotekën Apostolike gjendet edhe Meshari i Buzukut e shumë dokumente tjera të rëndësishme mbi historinë kombëtare e kishtare të Popullit Shqiptar.







All the contents on this site are copyrighted ©.