2007-05-03 18:31:47

Drejt Udhëtimit Apostolike të Papës në Brazil


(03.5.07 RV)Të mërkurën e ardhshme më 9 maj Benedikti XVI do të niset drejt Brazilit në Udhëtimin e gjashtë Apostolik të Papnisë së tij. Kthimi në Vatikan është paraparë për të hënën më 14 maj. Ati i Shenjtë Jozef Racinger do vizitojë qytetin e madh të Saò Paulos (Shën Palit) – ku do të kanonizojë Frei Galvào, shenjtin e parë të Brazilit, do të takojë të rinjtë dhe Ipeshkvijtë e Brazilit – e pastaj do të shkojë pranë Shenjtërores së Zojës së Bekuar në Aparecida, ku me më 13 maj me kremtimin e Meshës së Shenjtë do të hapë punimet e Konferencës së V-të të Përgjithshme të Episkopatit të Amerikës Latine e të Karaìbit dhe do të marrë pjesë në Sesionin e parë të punimeve. Tema e kësaj Koference është: “Nxënës e misionarë të Jezu Krishtit, që popujt tanë ta kenë në Të jetën”. Në vazhdimësi me katër Konferencat e mëparshme, kjo Konferencë është e thirrur të ballafaqohet me sidat ungjillëzimit në këtë rajon të gjerë që është kryesisht katolikë dhe me varfërinë e madhe që mbretëron në Amerikën Latine.
Vizita e Papës Benediktit XVI merrë një vlerë të jashtëzakonshme për popullin brazilian e për mbarë Ameriken latine, konsiderohet si“një ngjarje historike që bashkon përfaqësuesit e Popullit të Zotit në Amerikën Latine për të shqyrtuar gjendjen e për të gjetur përgjigjet e Kishës në një kontinent që ka tipare tejet të veçanta “si sfida e kulturës autoktone, çështja e afrobazilianëve të varfër, njerëzit e varfëruar, gjendja e grave dhe e të rinjëve, papunësia e tjera. Kështu Kisha katolike në njëren anë është e impenjuar në inkulturimin e Ungjillit në realitetin e sotëm të ri e historik të Kontinentit dhe në anën tjetër gjetjen e përgjigjeve sa më të mirë e të përshtatshme ndaj nevojave dhe aspiratave të drejta që kanë nevojat dhe kulturat e popujve autokton të këtij rajoni.







All the contents on this site are copyrighted ©.