2007-05-03 18:35:44

Akademia Papnore Shkencave Sociale mbi "Bamirësinë e drejtësinë në marrëdhëniet mes popujve e kombëve


(03.5.07 RV)RealAudioMP3 Pranë Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë janë paraqitur rezulatet përfundimet të Mbledhjes së XIII Plenare të Akademisë Papnore të Shkencave Sociale, mbi temën: “Bamirësia dhe Drejtësia në marrëdhëniet ndërmjet popujve e kombeve” që u mbajt në Vatikan nga data 27 prill deri më 1 maj. Në mesazhin e tij drejtuar pjesëmarrësve të Sesionit të XIII-të të Mbledhjes, Ati i Shenjtë Benedikti XVI nënvizoi sfidat kryesore e këto sipas Papës janë: mjedisi dhe zhvillimi i mundshëm që duhet mbështetur; të drejtat e pacenueshme të personit njerëzor për arritjen e drejtësisë së plot në planet; edukimi dhe transmetimi i dijes për përhapjen e vlerave të shpirtit. Shoqëria botërore këto sfida para të cilave sot ndodhet, sipas Papës, duhet ti ballafaqojë me një impenjim të bindur në shërbim të drejtësisë sipas frymëzimit të bamirësisë e plaga e varfërisë në botë duhet luftuar me mekanizma të ri financiar. Synimi i akademikëve, që në fillim të vitit 2008 do të botojnë një dokument përfundimtar me të gjitha punimet që janë zhvilluar në pesë vitet e fundit, është pjesëmarrja në ndërtimin e konsensusit rreth një rendi të ri pune të përqendruar mbi zhvillimin integral të personit.
Po mbi punimet e Mbledhjes së XIII të Akademisë Papnore të Shkencave Sociale flet presidentja profesoresha Mary Ann Glendon:
Kemi mbyllur atë që mendojmë se është sesioni më i rëndësishëm që kemi pasur ndonjë herë, pasi kemi trajtuar argumente që kanë të bëjnë me jetën e miliona njerëzve. Kemi mësuar shumë në këtë fushë e për këtë argument, sidomos me referime e përgjigje ndaj globalizimit. Kësaj herët çështjet i kemi vështruar në dritën e enciklikës së Papës ‘Deus Caritas est’ –‘Zoti është dashuri’.


Nga ndërhyrjet që janë bërë në këtë Sesion të XIII të Plenares, cilat janë nënvizimet më të veçanta sipas jush?

Eshtë vështirë të zgjedhësh një prej tyre, sepse kanë qenë aq të shumta nënvizimet që do të meritonin të përmendeshin. Po me siguri kemi qenë të nderuar me pjesëmarrjen e ndërhyrjen jashtëzakonisht të menduar mirë të kardinalit Tarcisio Bertone, i cili foli për vështirësitë e Selisë së Shenjtë në rolin e saj si dëshmitare morale në gjirin e institucioneve ndërkombëtare. Kardinali Bertone më tej vuri në pah mangësit e sotme të shumë institucioneve që shpesh herë mbështesin idelogji që janë në kundërshtim me qendërimet katolike. Ndërhyrja e kardinalit Bertone ka qenë një moment i madh, më kanë thënë se është hera e parë që sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë ka vizituar Akademinë Papnore që nga Lufta e Dytë Botërore. Po kështu ka qenë një dhuratë paraqitja e vëzhguesit të përhershëm të Selisë së Shenjtë pranë Kombeve të Bashkuara, krueipeshkvi Clestino Migliore. Konkretisht kemi pasur mundësinë të bashkëveprojmë me dy përdoruesit më të rëndësishëm të Selisë së Shenjtë që shërbehen me punimet që zhvillon Akademia e Shkencave Sociale, e cila orvatet t’i japë Kishës elemente që mund të jenë të dobishme për zhvillimin e mendimit të saj social.


Profesoresh, me çka mirret në këtë moment Akademia Papnore e Shkencave Sociale?

Përveç këtyre dy vizituesve, jemi duke konsultuar edhe shumë ekspert të jashtëm, për shembull drejtorin e përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim e Bujqësi, sekretarin e përgjithshëm të Organizatës së Shteteve amerikane, ish ministrin e jashtëm të Meksikos, Henry Kissinger, ish sekretarin e Shtetit e çmimin Nobel për paqe të vitit 1971.







All the contents on this site are copyrighted ©.