Papa: Dashuria është udha më e mirë për ta njohur Zotin
(02.5.07. RV)Udha e privilegjuar
për ta njohur Hyjin është dashuria: kështu tha mes tjerash Papa Benedikti XVI gjatë
audiencës së përgjithshme mbajtur sot paradite në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan,
kushtuar edhe kësaj herët Origjenit, “mësuesit të madh aleksandrin” të Kishës së lashtë.
Papa, duke iu referuar muajit të majit që në mënyrë të posaçme i kushtohet Vigjërës
Mari, ia besoj besimtarët mbrojtjes amënore të Zojës së Bekuar. Para afër 30 mijë
shtegtarëve të pranishëm në audiencën e përgjithshme derisa bjerte shi, Papa ndërpreu
katekizmin mbi Origjenin e Aleksandrisë për t’iu referuar kohës së keqe duke thënë
“ E pranojmë shiun si bekim prej Zotit: sot flitet shumë për thatësi, prandaj Zoti
na jepë një shenjë bekimi ”. Siç thamë, Ati i Shenjtë Benedikti XVI edhe sot vijoi
meditimet e tija mbi personalitetët e mëdha të Kishës së lashtë. Kështu edhe këtë
të mërkurë sikur javën e kaluar, Papa Racinger u ndal tek figura e Origjenit, shkrimtar
i shkelqyeshëm e teologë i jashtëzakonshëm, që jetoi në mbarim të shekullit të II
e në fillim të shekullit III. Origjeni qe torturuar në mënyrë të ashpër gjatë përndjekjeve
të Deçios në vitin 250 e vdiq pak vite më vonë, ende pa i mbush 70 vjetë, i këputur
prej vuajtjeve të tmerrshme që kishte pësuar. Në katekizmin e audiencës sotme Benedikti
XVI nënvizoi dy aspekte të doktrinës origjeniane, që sipas Papës konsiderohen ndër
më të rëndësishmet e janë shumë aktuale ende sot: aspekti i parë është mësimi i origjenit
mbi lutjen dhe i dyti ai mbi Kishën. Mendimi teologjikë i Origjenit, - tha Papa -
nuk është traktat thjesht akademik; ai bazohet gjithmonë mbi përvojën e uratës,
mbi kontaktin me Hyjin. Nga Origjeni së pari mësojmë vlerën e pazëvendësueshme e
aq të madhe që kanë Shkrimet e Shenjta të Biblës. Ai porosit një “përkushtim të studimit
e të meditimit të Biblës, prosit njohjen e Shkrimeve të Shenjta si “nivelin më lartë
të njohjes së vet Hyjit….që buron nga dashuria”: “Në të vërtetë, sipas mendimin
të tij, inteligjenca e Shkrimeve të Shenjta shumë më tepër e para studimit, kërkon
intiminitetin me Krishtin dhe lutjen. Ai është i bindur se udha e privilegjuar për
ta njohur Hyjin është dashuria e cila nuk duhet të jetë një “autentica scientia Christi”
“shkencë e vërtetë mbi Krishtin pa u dashuruar në Të”. Sipas mësimit të Origjenit,
vijoi Ati i Shenjtë Jozef Racinger, shkalla më e lartë e njohjes së Hyjit, buron nga
dashuria. Kështu është edhe ndër njerëz: njëri e njeh realisht në thellësi tjetërin
vetëm nëse ka dashuri, vetëm nëse hapen zemrat. Për të dëshmuar këte Origjeni bazohet
mbi librin e Zanafillës e pikërisht mbi domethënien e fjalës hebraike”të njohësh”,
e cila përdoret për të shpreh aktin e dashurisë njerëzore: “Adami e njohi Evën, gruan
e vet, e cila ngjizi dhe lindi” (Zan 4,1). “Kështu sugjerohet se bashkimi në dashuri
sjell njohjen autentike. Sikur burri dhe gruaja janë “dy në një trup të vetëm”, pokështu
Hyji dhe besimtari bëhën “dy në një shpirt të vetëm”. Në këtë mënyrë lutja sipas Origjenit
të Aleksandrisë arrijnë shkallën më të lartë të mistikes”, sikur vërtetohet nga Homelitë
e tija mbi Këngën e Këngëve. Origjeni – nënvizoi në vazhdim Papa – zhvillon një
rol të dorës së parë në historinë e lectio divina, leximit të Fjalës së Zotit në lutje
e gjatë lutjes: në të vërtetë ky teologë është ndër të parët që pohon se sëbashku
me një lexim të ngulshëm e plotë besim të Shkrimit të Shenjtë është absolutisht e
nevojshme lutja për ti kuptuar mirë punët e Hyjit. E lidhur me këte Benedikti XVI
citoi mësimet e Gjon Palit II mbi lutjen e tha: “Ai u tregonte besimtarëve se ‘si
lutja mund të përparojë, si dialog i vërtetë e personal dashurie, deri në atë shkallë
sa ta bëjë personin njerëzor krejtësisht të pushtuar nga i Dashuri hyjnor, prekje
emocionuese kjo e Shpirtit, udhë impenjuese që na sjell te gurra e gëzimit të patregueshëm,
siç e kanë jetuar mistikët lutjen, për ta lutja ishte si një bashkim i thellë martesor
me Hyjin”. E tani, kalojmë se mësimi i dytë i Origjenit mbi Kishën, e saktësisht
mbi brendinë e saj – mbi meshtarinë e përbashkët të besimtarëve. Në të vërtetë, sikur
pohon Aleksandrini në Homelinë e nëntë mbi Librin biblik të Levitikun, “kjo bisedë
na përketë ne të gjithëve” (Hom. Lev.9,1). Meshtaria e përbashkët – tha Papa –prej
të gjithë besimtarëve kërkon pastërtinë e zemrës, ndershmërinë e jetës e mbi të gjitha
fenë dhe pranimin e studimit të Fjalës së Zotit. Eshtë fjala – pohoi Benedikti XVI
– për udhën e përsosmërisë në krye të së cilës vihet martirizimi: domethënë, në thellësi
të shpirtit të heqësh dorë nga çdo gjë për të marrë kryqin tonë personal e të ndjekim
Krishtin. Një udhë kjo që përshkohet vetëm duke mbajtur vështrimin të ngulur në zemrën
e Tij Hyjnore. Pas katekizmit të audiencës, Papa duke përshendetur besimtarët në
gjuhë të ndryshme, kujtoi se tashmë është afër udhëtimi i tij apostolik në Brazilë
(duke u nisur nga data 9 maj) për të përuruar Konferencën e V-të të përgjithshme të
Episkopatit latinoamerikanë e karaibikë. Ati i Shenjtë uroi që ky takim i rëndësishëm
kishtar të mund të japë fryte të begatshme ungjillëzimi e dëshmie të krishterë për
të gjithë. Së fundi, Benedikti XVI kujtoi se dje kemi filluar muajin që tradicionalisht
i kushtohet Virgjërës Mari, e deshti t’ia besoj të gjithë besimtarët mbrojtjes amënore
të Nënës së Hyjit: “Të dashur të rinj, çdo ditë vihuni në shkollë të Shenjtueshëm
Mari për të mësuar prej Saj të plotësoni vullnetin e Zotit. Duke kundruar Nënën e
Krishtit të kryqëzuar, ju, të dashur të sëmurë, do të kuptoni vlerën shpëtimpruese
të çdo kryqi, edhe të atyre më të rëndë. E ju, të dashur të ri të posa martuar, kërkojeni
mbrotjen e saj amënore, në mënyrë që në familjet tuaja të mbretërojë përherë atmosfera
e shtëpisë së Nazaretit”. Së fundi, të gjithë të pranishmëve dhe atyre që e përcjellnin
përmes radio televizionit, Ati i Shenjtë i dha bekimin e tij apostolik.