2007-05-02 19:25:30

Kalendari Kishtar më 2 maj përkujton Shën Atanasin, ipeshkëv i Aleksandrisë e dijetar i Kishës.


(02.5.07. RV)RealAudioMP3 Atanasi, i lindur në Aleksandri të Egjiptit në vitin 295, është ndër figurat më dramatike dhe më tronditëse në galerinë e Etërve të Kishës. Mbrojtës guximtar i ortodoksisë gjatë krizës ariane menjëherë pas Koncilit Kishtar të Nikesë (më 325), e pagoi qëndrimin e tij heroik kundër herezisë së përhapur në atë kohë, duke u internuar pesë herë nga perandorët Kostantini, Kostanci, Juliani e Valenti që përhrahnin Arion, një prift nga gjiri i Kishës së Aleksandrisë, i cili duke mos pranuar se Krishti është Biri i Hyjit e se është edhe ai vetë Zot, krijonte rrezikun ta godiste krishtërimin në zemër.
Në një botë që u bë papritmas ariane, sipas frazës së famshme të Shën Jeronimit – ishte ende në këmbë një luftëtar i madh, ATANASI, i ngritur në dinjitetin e ipeshkvit të selisë së famshme të Aleksandrisë kur ishte vetëm 33 vjeç. Shën Atanasi shquhej për temperamentin e tij luftarak e – siç shkruante ai vetë-kur ishte fjala për të filluar betejën, i pëlqente të sulmonte i prai. Vetëm falë këtij guximi, mundi t’i përballonte akuzat e rënda që i bënin ku ndërshkatarët, të cilët arrtiën deri atje, sa ta padisnin se kishte vrarë Arsenin ipeshkëv, i cili më pas u gjet i gjallë, i vetizoluar.
Atanasi u detyrua, kështu të ikte shumë herë, për të shpëtuar jetën. Vitet e fundit të jetës i kaloi në shkretëtirë, pranë miqve të tij murgjèr, të cilèt ndonëse nuk i nënshtroheshin sktrukturave normale të organizimit shoqëror e kishtar, e ndjenin veten mirë në shoqëri të një ipeshkvi autoritar e të vendosur siç ishte Atanasi. Për ta ipeshkvi guximtar i Aleksandrisë shkroi një vepër të madhe “Historinë e arianëve”, kushtuar pikërisht këtyre murgjëve, njerëz të cilëve nuk u pëlqente të përdornin shumë metafora, që i thoshin bukë bukë, që i thërrisnin me emrin e merituar kundërshtarët e që nuk i respektonin as perandorët, kur nuk ishin të denjë për respekt, po vetëm Hyjin e Fjalën e Tij Jetëdhënëse. Kështu pra shkruante Atanasi në këtë vepër, nga e cila kanë shpëtuar vetëm pak faqe. Ndër to mbrohet me një forcë të pakundërshtueshme e vërteta mbi fenë e krishterë, gjë që luaji rol të dorës së parë për t’i shkëputuar besimtarët nga kthetart e barinjve të rremë.
Gjatë shtegtimeve të tij të panumërta, Atanasi vizitoi edhe Romën e Trevirin, ku solli frymën e monakizmit (jetër murgare) egjiptiane, si gjendje jete të organizuar në njè mënyrë krejt origjinale në shkretëtirë. Atanasi bëri të njohur, kështu në botën perëndimore, murgun ideal, Shën Antonin Abat, duke shkruar edhe jetën e këtij shenjti që mund të konsiderohet si manifest i jetës murgare.







All the contents on this site are copyrighted ©.