2007-05-02 17:50:03

Bush përdor veton kundër tërheqjes nga Iraku


(02.05.07 RV)Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka vendosur veton ndaj ligjit të Kongresit që vërtet jepte 124 milion dollarë si financim për trupat në Irak, por parashikonte edhe tërheqjen e tyre deri në prill të vitit 2008. Gjatë një fjalimi drejtuar kombit, presidenti Bush sqaroi arësyet. "Nuk ka kuptim t'i thuhet armikut kur planifikohet tërheqja. Të gjithë terroristët do t'i bashkonin forcat për të filluar komplotin për përmbysjen e qeverisë. Përcaktimi i afatit për tërheqje do ta demoralizonte popullin e Irakut, do t'i inkurajonte vrasësit në gjithë Lindjen e Mesme dhe do të dërgonte sinjal se Amerika nuk do t'i mbajë premtimet" tha presidenti Bush.
Demokratët, që kanë qenë promovuesit kryesorë të ligjit, nuk disponojnë dy të tretat e votave të nevojshme në Kongres për të anulluar veton e presidentit.







All the contents on this site are copyrighted ©.