2007-05-01 18:51:40

Ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji do të pritet nga Papa këtë javë


(01.05.07 RV)Këto ditë, siç ju kemi njoftuar të dashur dëgjues, ndodhen në Vatikan për vizitën e tyre “ad Limina” ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkvnore të Shenjtorëve Çirili e Metodi. Ndër ta, edhe ipeshkvi i Tivarit në Mal të Zi, imzot Zef Gashi, i cili është takuar dje me Papën Benedikti XVI, dhe ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji, i cili do të takohet të enjten me Atin e Shenjtë. Dje dëgjuat një intervistë me imzot Gashin e një pjesë të intervistës sonë me imzot Dodë Gjergjin, me të cilin folëm për rezultatet e misionit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Kosovë. Por tema e statusit të Kosovës e ngjarjet e fundit në vend do të jenë edhe argumente bisede me Papën Benedikti XVI, siç na pohon vetë imzot Gjergji…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.