Papa priti në audiencë imzot Zef Gashin për vizitë ‘Ad Limina’ në Vatikan
(30.04.07.RV)Ipeshkëvijtë Katolikë
të Konferencës Ipeshkëvnore të Shën Cirilit e Metodit filluan sot në Vatikan vizitën
e tyre Ad Limina Apostolorum. Po përkujtojmë se ky organizëm kishtar, kjo Konferencë
Ipeshkëvnore përfshinë disa Vende si Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë dhe Kosovën. E
Vizitën e tyre Ad Limina Apostolorum, ipeshkëvijtë e kanë filluar sot herët në mëngjes
me kremtimin e Meshës së Shenjtë pranë varrit të Shën Pjetrit në kriptën e Bazilikës
së Vatikanit. Më vonë Papa Benedikti XVI priti sot paradite në audiencë grupin
e parë të ipeshkëvijve të kësaj konference Ipeshkëvnore, ndërsa grupi tjetër ka pasur
takime me dikastere të ndryshme të Kuries Romake, siç ishte vizita pranë Kongregatës
së Vatikanit për çështjen e Shenjtorëve dhe asaj për Kishat Lindore. Po le ti
kthehemi takimit me Atin e Shenjtë. Ndër ipeshkëvijtë që sot janë takuar Papën Jozef
Racinger është edhe kryeipeshkvi i Tivarit imzot Zef Gashi, të cilin e kemi të pranishëm
në studio të Radio Vatikanit. Me të do të flasim mbi domethënien e vizitës ‘Ad Limina
Apostolorun’ dhe takimin personal që ka pasur me pasardhësin e shën Pjetrit. Ta dëgjojmë……….. Po
përkujtojmë se Kishat katolike përfshinë Konferenca Ipeshkëvnore Katolike e Shën Cirilit
e Metodit miratuar nga Selia e Shenjtë më 21 gusht të vitit të kaluar, janë ajo e
Serbisë, e Malit të Zi, e Maqedonisë dhe e Kosovës., Ndërsa ipeshkvijët
që përbëjnë Konferenca Ipeshkëvnore Katolike të Shën Cirilit e Metodit janë: imzot
Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit të Malit të Zi, imzot Stanislav Hoçevar, kryeipeshkëv
i Beogradit të Serbisë, imzot Janosh Pénzesh, ipeshkëv i Suboticës së Vojvodinës;
imzot Laslo Huzshvar, ipeshkëv i Zrenjaninit të Vojvodinës, imzot Ilija Janjiç, ipeshkëv
i Kotorit të Malit të Zi, imzot Gjura Xhuxhar, ipeshkëv për besimtarë të ritit bizantin
në Serbi e Mal të Zi, imzot Kiro Stojanov ipeshkëv i Shkupit të Maqedonisë dhe imzot
Dodë Gjergji ipeshkëv i Prizerenit të Kosovës.