2007-04-27 15:56:23

Iu paraqitën mediave udhëzimet për Sinodin e Ipeshkvijve me temë: ‘Fjala e Zotit në jetën e në misionin e Kishës’.


(27.04.2007 RV)RealAudioMP3 Sot paradite në Sallën e Shtypit të Vatikanit u paraqit para gazetarëve Lineamenta, apo udhëzuesi i sinodit të ardhshëm të ipeshkvijve. Është sinodi i parë që thirret nga Benedikti XVI me temë ‘Fjala e Zotit në jetën e misionin e Kishës’. Do të mbahet në Vatikan në tetor 2008. Me kërkesë të gazetarëve, sekretari i përgjithshëm i Sinodit, kryeipeshkvi Nikola Eteroviç, foli kryesisht për reformimin e vetë sinodit, në përkim me një dokument zyrtar të Vatikanit, publikuar kohët e fundit. E kjo, sepse 40-vjet pas ‘Dei Verbum’, Kushetutë e Koncilit II të Vatikanit, që reflekton për Zbulesën Hyjnore e për mënyrat e transmetimit të saj, Kisha vëren se ka akoma fenomene që flasin për mosnjohje të Doktrinës së vetë Zbulesës, për shkëputje të të krishterëve nga Bibla dhe për rrezikun real të përdorimit jo korrekt të Shkrimit Shenjt. Këto janë edhe arsyet që i shtynë ipeshkvijtë e mbarë botës të kërkonin nga Papa një sinod, në të cilin të diskutohet pikërisht për Fjalën e Zotit, duke e parë të lidhur ngusht me jetën e misionin e Kishës.







All the contents on this site are copyrighted ©.