2007-04-27 15:56:33

Benedikti XVI pranon ftesën për të bërë një vizitë në Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.


Ftesa iu bë gjatë audiencës së Sekretarit të ri të OKB-së, Ban Ki-mun në Vatikan, më 17 prillin e kuluar.Dje drejtori i Sallës së Shtypit të Vatikanit e drejtori ynë i përgjithshëm, Atë Federiko Lombardi, e konfirmoi këtë pranim nga ana e Papës, por duke saktësuar se nuk është folur akoma as për datën e as për programin e këtij udhëtimi. Sidoqoftë, Ban Ki-mun shprehu kënaqësinë e tij për këtë ngjarje të madhe. Kujtojmë se Selia njujorkeze e OKB-së ka jetuar atmosferën e tri vizitave papnore: për herë të parë këtu shkeli Papa Pali VI në vitin 1965; më pas, Gjon Pali II më 1979 dhe më 1995.







All the contents on this site are copyrighted ©.